Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËShqipëria dhe Mali i Zi me pikë të re të përbashkët kufitare

Shqipëria dhe Mali i Zi me pikë të re të përbashkët kufitare

Hapja e pikës së përbashkët të Kalimit Kufitar Shën Nikolla- Pulaj mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit.

Në seancën e sotme të Kuvendit ministri i Brendshëm Bledi Çuçi renditi efektet pozitive me hapjen e kësaj pike kufitare pjesë e projektit madhor që ka nisur tashmë mes dy vendeve tona; ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna për të shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

Do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit – Mali i Zi, në të dy anët e kufirit;  Do të shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i hyrje- daljeve në Pikën e Përbashkët të Kalimit Kufitar Murriqan, veçanërisht për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, gjatë së cilit plazhet e Velipojës dhe Ulqinit, Tivarit apo Budvës shndërrohen në destinacionet turistike më të preferuara për shtetasit shqiptarë, malazezë dhe atyre të huaj në të dyja anët e kufirit; Do të stimulohet shkëmbimi i aktiviteteve/paketave turistike në destinacionet më të dashura në të dy anët e kufirit”, tha Çuçi.

Projekti i ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna do të do të impaktojë edhe reputacionin ndërkombëtar të turizmit në rajonin tonë pa përjashtuar këtu edhe stimulimin e ofertës së agjencive/operatorëve turistikë të vendeve tona. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME