Media britanike: Rrjeti i fuqishëm mafioz që është përhapur në perëndim në dy dekada! Lidhjet me kartelet latino-amerikane dhe afrikane
Mediat britanike vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje mafies shqiptare. Në një artikull me titull “Si mafia shqiptare mori kontrollin e rrjetit të trafikimit të Europës” “The Spectator” shkruan se ndër të tjera se “koka e gjarprit të trafikut të Europës është Shqipëria, rrjeti i fuqishëm mafioz i së cilës është përhapur në perëndim prej dy dekadash”.
Më tej në shkrim thuhet se “vitin e kaluar qeveria gjermane raportoi se kishte 40 banda shqiptare në vend, të cilat po pasuroheshin dhe po bëheshin më të dhunshme, ndërsa zgjeronin drogën dhe trafikun e njerëzve. Kjo prani përsëritet në Belgjikë, Spanjë, Greqi, Francë, Luksemburg dhe tani në Britani”.
Sipas policisë belge pikat e forta të mafies shqiptare janë disiplina, besueshmëria dhe profesionalizimi i gangsterëve dhe dhe aftësia e tyre për t’u lidhur shpejt me organizatat e tjera kriminale’.
Një lidhje e tillë është me kartelet e drogës latino-amerikane, të cilët furnizojnë shqiptarët me kokainën që futet kontrabandë në Evropë.
Media britanike i referohet një deklarata të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, William Barr, i cili foli për mënyrën sesi kartelet meksikane ‘përdorin taktikat e ryshfetit dhe terrorit për të dominuar’.
Ky ka qenë edhe modus operandi i mafies shqiptare. Në vitin 2016, Europol, agjencia e BE-së për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, raportoi se 90 për qind e emigrantëve që arrinin në BE përdornin një rrjet kontrabande, duke gjeneruar nga 5 deri në 6 miliardë dollarë (4 deri në 5 miliardë paund) për bandat kriminale. Duke punuar me mafian italiane, shqiptarët, kanë ‘korruptuar mijëra nëpunës civilë’.
“Shqipëria ngriti Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Spak) në vitin 2019 të kryesuar nga Arben Kraja, kryeprokuror special. Në një intervistë në vitin 2021, ai pranoi se “grupet e organizuara kriminale po rrisin aktivitetet e tyre…për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga globalizimi”.
Kraja tha se Spak u përball me një sfidë të madhe, një sfidë e vështirësuar nga ‘korrupsioni dhe mosndëshkimi i zyrtarëve të nivelit të lartë’. Mes të akuzuarve apo të dënuarve në Shqipëri për korrupsion është një ish-ministër i qeverisë dhe ish-kryeprokurori i vendit”, shkruan “The Spectator”
“Mafia shqiptare ka krijuar rrjete trafikimi në të gjithë Afrikën e Veriut – nga Maroku në Libi – si dhe në Ballkan, duke kontrolluar rrugët e migrimit dhe kampet e tranzitit. Vitet e fundit, ata janë shtyrë në veri të Francës, prandaj numri i anijeve të vogla në të gjithë Kanalin u rrit që nga viti 2018. Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe”,thuhet ne shkrimin e gazetes.