Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së partisë tha se Shqipëria është në varfëri ekstreme. Meta nënvizoi edhe se pensionet janë skandaloze. Ai shtoi se angazhimet e Partisë së Lirisë janë konkrete.
”Vendin e ka mbuluar një varfëri ekstreme. Duhet të largojmë këtë varfëri. Angazhimet tona janë konkrete. Pensionet janë skandaloze. Mjafton që të marrim modelet më të mira të vendeve të rajonit. Rilindja dyfishoi edhe borxhin e Shqipërisë.
Çdo bebe që lind në Shqipëri ka borxhe mbi 4800 euro. Ne do të bëjmë një sistem fiskal, që ekonomia të performojë mirë”,-tha Meta.