Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSHQIPONJAT "PA KRAHË" NË GJIRIN E LALZIT

SHQIPONJAT “PA KRAHË” NË GJIRIN E LALZIT

Nga Mehmet Elezi

Gjatë muajit gusht në Gji të Lalëzit dëgjon disa gjuhë të huaja. Anglisht më shpesh. Pastaj gjermanisht. Frengjisht, spanjisht. Të vegjlit i shqiptojnë bukur, me theks origjinal. Të mëdhenjtë me theks shqiptar, madje të dialekteve të shqipes. Të vegjëlit që i flasin bukur gjuhët e huaja, nuk flasin shqip.

Shumë mërgimtarë nuk u flasin shqip fëmijëve. Janë të lodhur, s’kanë durim? S’e kuptojnë rëndësinë? Janë të kompleksuar nga prejardhja?

Më tha një herë ambasadori grek në në Bernë: – Çdo fëmijë me prejardhje greke këtu në Zvicër e njeh greqishten njësoj si çdo fëmijë grek në Athinë. Vullneti i madh i prindërve. Vullneti i madh i shtetit grek, që financon kokërr në kokërr mësimin e gjuhës greke në mërgatë.

Prindër shqiptarë nga mërgata, që s’u flasin shqip fëmijëve të vet, lëvizin me shqiponjën varur në qafë ose në tatuazh. Rrejnë veten. Shqiponjat e tyre janë pa krahë. Fëmijët që nuk dinë shqip nuk ndihen shqiptarë. Pa gjuhë shqipe s’ka shqiptarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME