Një lajm ku shfaqet një zonjë e veshur me rroba banje kuq e zi sëbashku me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dykrenare, buzë një lumi në Serbi, ka bërë xhiro në rrjete sociale. Kjo zonjë është Linda Kalemi, e cila sqaroi të vërtetën dhe hodhi dritë mbi prapaskenat e asaj fotografie.
E gjendur në Serbi për një kompeticion shahu ku djali i saj merr pjesë, Linda tha se dëshironte të bënte plazh për shkak të temperaturave të larta, por nuk ishte përgatitur me bikini me vete. Për këtë arsye veshi reçipetat të cilat u konsideruan më pas si provokim.
“Rastësisht në bagazhin e makinës gjeta një palë rroba banjo që i kam blerë 2 euro në Durrës. Unë as nuk dua t’i vesh ato rroba banjo, por mezi i gjeta në bagazh vetëm pjesën e sipërme. Po xhiroja panoramën që ta postoja. Një person që rastësisht e pashë, po filmonte. Këta persona afrohen dhe më thanë që e duan Shqipërinë, kanë qenë në Sarandë”, tha Linda duke shpjeguar se më pas, me pikërisht këta persona kishte konsumuar një kafe dhe kishin kaluar një kohë të këndshme sëbashku me djalin.
Për të më shqetësuese ishin reagimet e portaleve shqiptare, të cilat kishin përdorur etiketime jo të duhura për të dhe i kishin dhënë zë një historie që nuk është e vërtetë sipas saj.