Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSKANDAL/ TEDI BLUSHI: RUSËT KANË HYRË NË BAZAT E USHTRISË NGA VITI...

SKANDAL/ TEDI BLUSHI: RUSËT KANË HYRË NË BAZAT E USHTRISË NGA VITI 2018.

Nga Tedi Blushi-

SKANDAL! RUSËT KANË HYRË NË BAZAT E USHTRISË NGA VITI 2018. SIGURIA KOMBËTARE DHE MBROJTJA E SHTETIT KA RËNË!

Ngjarja e rëndë dhe e dënueshme e sulmit me lëndë kimike ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit nga “turistë”, “blogerë” apo “agjentë” rusë ka nxjerrë në pah faktin e tronditës të kapitullimit të sigurisë kombëtare.

Siç faktohet edhe nga këto foto të publikuara nga vetë “agresorët” rusë në vite të ndryshme, siguria kombëtare e Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, ka rënë prej kohësh.

Ministri i Mbrojtjes gënjen kur thotë se prej disa ditësh “turistët” apo “agjentët” rusë kanë qenë në vëzhgim.

Atë e përgënjeshtrojnë vetë rusët e ndaluar tashmë.

Sepse e vërteta e pamohueshme është se që prej vitit 2018, këta “turistë”, “blogerë” apo “agjentë” nuk kanë lënë bazë ushtarake pa vizituar.

Fotot e tyre faktojnë se ata kanë hyrë edhe në Bazën e Gjadrit dhe në çdo bazë ushtarake të mbrojtur ku kanë pasur dëshirë, prej të paktën katër vitesh dhe duhet të ndodhte agresioni i djeshëm që ata të ndaloheshin.

Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetiti, Antiterrori dhe çdo institucion apo strukturë tjetër e ngarkuar me ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duhet të përgjigjen sot:

Si ka mundësi që vetëm tre “turistë” apo “blogerë” të thyejnë prej të paktën katër vitesh çdo filtër të ruajtjes fizike të objekteve të rëndësisë së veçantë së një vendi anëtar të NATO?

Si ka mundësi që qysh prej vitit 2018 askush nuk i ka ndaluar, qoftë edhe për një verifikim për misionin apo qëllimin e vizitave të tyre në objektet më të rëndësishme të sigurisë tonë kombëtare?

Pretendimi se prej ditësh ata ishin nën vëzhgim është mashtrim dhe tregues i kapitullimit të shtetit, sepse në të kundërt agresioni i tyre ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit do të ishte parandaluar.

Kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe dorëheqje në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Forcat e Armatosura, që u gjunjëzuan me turp nga tre “turistë”, “blogerë” apo “agjentë” rusë me një shishe spray në dorë!

Nëse siguria kombëtare e një vendi anëtar të NATO thyhet kaq lehtë, ç’duhet të themi në rast të një agresioni?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME