AKTUALITETTOP-NEWS

Pesë të arrestuar, prostitucion në lokal nate (video)

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë. Lokali kishte rreth 1 vit qe ishte I hapur dhe ishte marre me qera nga shtetasi Osjon Puka.
Eshte hapur dhe ne aparaence ka funksionuar si lokal muzike dhe kercimi erotik “striptizem”.

Sa eshte hapur aktiviteti jane marre informacione se aty punonin si kercimtare shtetase te huaja dhe shqiptare te cilat perveçse si kercimtare ushtronin dhe prostitucion.

Me 23.02.2025, eshte referuar ne prokurori per tu hetuar.
Shtetasja Klodjana Haskasa ka punuar ne kete lokal qe ne fillim dhe ka qene ne rolin e menaxheres. Sipas te dhenave ajo kishte punuar me pare ne disa lokale striptizmi ne Tirane, ku kishte krijuar njohje me shum vajza qe punonin si kercimtare dhe I rekrutonte per te punuar aty. Per arsye te njohjeve dhe aftesise se saje, shtetasi Osjon Puka e kishte caktuar si menaxhere.
Shtetasi Osjon Puka, ka qene nje here I arrestuar per kundershtim te forcave te policose dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta.

Shtetaset nga UAGANDA ku njera ishte me leje qendrimi ne shqiperi, gjate veres kishin punuar ne Durres si kamarjere tek disa restorante, dhe para 2 muajsh kishin filluar ne kete lokal.

Shtetasi Osjon Puka dhe Klodjana Haskasa per ti shpetuar ndjekjes penale ne muajin Qershore e kan kaluar kontraten e qerase ne emer te vajzes tjeter Orgita nga Berati por banuese ne Fier e cila kishte rolin e kamarjeres dhe nderlidhjes se klienteve me vajzat qe ju shkonin ne tavoline apo ne Prive.

Rolet:

  • Osjon Puka, organizator.
  • Klodjana Haskasa, menaxhere dhe rekrutuese e vajzave.
  • Orgita Gajo, fiktivisht administratore e ambjentit, dhe ndermjetese midis klienteve me vajzat.
  • Shtetaset nga UAGANDA, kercimtare dhe ushtruese prostitucioni.

Ne koh te ndryshme vajzat nderroheshin, pasi ca iknin ne vende te tjera dhe afroheshin te tjera.

Policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button