Skerdi Sina theu traun e parkingut dhe u shpëtoi “Shqiponjave”

Skerdi Sina, pasagjeri i mjetit Audi Q8 që nuk ju bind dje Policisë, rezulton se ju ka shpëtuar efektivëve dhe më datë 1 Qershor. Ai ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga Joni Sadikaj dhe kur Policia u ka bërë shenjë të ndalonin, kanë shkelur gazin dhe kanë marrë përpara disa makina.
Joni Sadikaj mundi të arratisej, kurse Skerdi Sina u kap gjatë ndjekjes nga policët. Ai kishte me vete një karikator me plumba, ndërsa përgjatë rrugës që u krye ndjekja e tij, “Shqiponjat” gjetën një armë zjarri pistoletë pa karikator, që dyshohet se i përket Sinës.
Dosja.al ka publikuar këto pamje ekskluzive që tregojnë se po i njëjti mjet, një muaj më parë u ka shpëtuar efektivëve të Forcës së Posaçme “Shigjetat”, të cilët e kanë ndaluar rastësisht në parkingun e një pallati/qendre tregtare.
Mjeti pret të kalojë traun dhe menjëherë në krahun e majtë shfaqen dy njësi nga “Shigjetat”, të cilët në dukje komunikojnë me shoferin dhe më pas zbresin nga motorat dhe planizohen për kontroll të dokumenteve apo mjetit.
Mirëpo, sapo policët zbresin nga motorët, Skerdi Sina siç raportohet, shkel gazin dhe largohet duke thyer edhe traun e parkingut privat. Efektivët e Forcës “Shigjeta” i vihen pas, por mesa duket Skerdi Sina nuk është mundur të lokalizohet dhe ndalohet, deri dje më 2 Korrik.