Sofie Alushaj kandidatja e PD për bashkinë e Patosit ka kryer takimet e radhës me banorët e lagjes së “Re” në zonën e “vreshtit” një lagje tërësihtë me mungesë të infrastrukturës.
Alushaj së bashku me stafin e saj ka trokitur derë më derë e banesë më banesë duke ju kujtuar banorëve se duhet të jenë të bindur që të dalin për të votuar në 14 maj dhe të bëjnë ndryshimin.
Ajo ka dëgjuar problematika nga më të ndryshmet nga banorët e kësaj lagje që nga mungesa e rrugëve të pa shtruara, mungesa e kolektorëve të ujrave të zeza, mungesa e ndriçimit, pjesa më e madhe e banesave pa legalizuar e deri tek një i moshuar që i ka thënë se prej mbi 5 vjet do që të largojë transformatorin nga oborri i banesës dhe OSHEE ende nuk ia ka hequr edhe pse është rrezik për fëmijët.
Kandidatia Alushaj nga ana e saj ka pohuar se kjo pjesë e lagjes është e ndlrtuar pas viteve 1997 dhe ka mungesa të theksuar infrastrukture dhe ky problem do jetë parësor për bashkinë Patos pas 14 majit
Kandidatia Sofie Alushaj ka marr besimin e banrëve të kësaj lagje se në 14 maj do të dalin për të votuar dhe do bëjnë ndryshimi