Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSondazhi/ Ja si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë

Sondazhi/ Ja si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë

Vetëm 1 në 3 shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë.

Barometri në Euroneës Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se pjesa dërrmuese e votuesve të majtë (74%) ka vlerësim të mirë për punën e përgjithshme të qeverisë.

Mes votuesve neutralë, pjesa më e madhe e atyre që kanë dhënë një vlerësim pozitiv apo negativ, mbështet këtë të fundit (30,2%).

Pyetur mbi fusha specifike të ndryshme, gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.

Edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euroneës Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME