Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryemadhi për Bashën: Berishës ia futi këlyshi, LSI-së i vodhën 4 mandate

Kryemadhi për Bashën: Berishës ia futi këlyshi, LSI-së i vodhën 4 mandate

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-së duke ia dhënë socialistëve.

Ajo deklaroi në MCN se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ndërruar fletët e votimit.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. 4 mandate ia vodhi PD-ja, LSI-së dhe ia dha PS-së.

I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, – tha Kryemadhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME