AKTUALITETKRYESORE

Stina e dimrit dyfishon numrin e vizitave në urgjencën e Spitalit Rajonal në Fier. (video)

Fier – Stina e ftohtë e dimrit ka shtuar numriin e viztave në urgjencën e spitalit rajonal në Fier. Deri më tani nuk ka shënja të virusit të ri, por nga 70 apo 80 vizita që kryheshin në ditët normale numri i tyre tashmë ka shkuar në 140 deri 150 pacientë, ka pohuar Klodian Goga shefi i urgjencës në këtë spital rajonal.

Mjeku Goga ka pohuar se derimë tani janë konstatuar viroza normale që shfaqen gjithmonë në këtë stinë, nuk ka paraqitje apo siptoma të virusit të ri.

Mjeku Goga ka pohuar se nga dhjetë mjekë që duhet të ketë urgjenca e këtij spitali punojnë vetëm pesë pasi dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria e Fierit, një mjeke tjetër është me regjim shtrati dhe tashmë janë disa mjekë të familjes që po na mbulojnë me shërbim në 24 orësh.

Mjeku Goga ka pohuar që fillimishtë pacientët duhet të shkojnë tek mjeku i familjes e më pas të vijnë në urgjencë nëse nevoitet ndihma mjekësore e urgjencës.

Pacientët duhet të rrinë ngrohtë e të përdorin sa më shumë lëngje, fruta e vitamina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button