Yllin e Chelsea e tradhton e dashura me futbollistin e Juventus
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2025/01/MixCollage-07-Jan-2025-05-09-PM-7585-750x375-1.webp?resize=750%2C375&ssl=1)
Nuk kanë fund telashet për “yllin” e skuadrës së Chelsea, ukrainasin Mykhailo Mudryk. Aktualisht ai është pezulluar përkohësisht për shkak të dopingut, por duket se gjërat nuk po i shkojnë mirë as në jetën private.
“The Sun” shkruan se 24-vjeçari është braktisur edhe nga e dashura e tij, modelja ruse, Violetta Bert. Ata ishin lidhur muajt e fundit, por nuk e kishin bërë publike lidhjen e tyre. Tashmë pretendohet se Bert ka hequr dorë nga Mudryk duke shkuar në një arratisje romantike me futbollistin e Juventus, amerikanin Weston McKennie.
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/1-5.png?w=708&ssl=1)
Sipas të njëjtave burime McKennie dhe Bert kanë qëndruar në vendpushimin e famshëm botëror të skive Courchevel. Ata filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale në tetor dhe që atëherë kanë shkëmbyer pëlqime në postimet e tyre.
Ata shpërndanë fotografi nga pushimet e tyre në Alpet Franceze në internet, por McKennie e fshiu me shpejtësi të tijën nga faqja e tij.
![Bert shared snaps of a trip to the alps](https://i0.wp.com/www.thesun.co.uk/wp-content/uploads/2025/01/www-instagram-com-stories-violetta-962166568.jpg?w=708&ssl=1)
![McKennie has deleted similar pictures from his Instagram](https://i0.wp.com/www.thesun.co.uk/wp-content/uploads/2025/01/www-instagram-com-stories-violetta-962166557.jpg?w=708&ssl=1)
As McKennie dhe as Bert nuk u shfaqën në postimet e njëri-tjetrit, por shpërndanë fotografi nga të njëjtat vende. Nuk është e qartë nëse dyshja janë zyrtarisht në lidhje për momentin. Modelja e cila mburret me 779 mijë ndjekës në Instagram ka hequr Mudryk nga ndjekësit e saj.
![Poza 16 - Violetta Bert, fosta iubită a lui Mykhailo Mudryk. Foto: Instagram](https://i0.wp.com/cacheimg.gsp.ro/autocrop/smp-images-production/gsp.ro/07012025/490b8223-31ed-42a8-88c0-b42c9aecb76f.jpg?w=708&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/5-3.png?w=708&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/3-5.png?w=708&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/0.png?w=708&ssl=1)