Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSulmi ndaj Top Channel/ Reagojnë SHBA dhe OSBE: Përgjegjësit të dalin para...

Sulmi ndaj Top Channel/ Reagojnë SHBA dhe OSBE: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj zyrave të Top Channel, ku për pasojë u vra roja i sigurisë.

Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Sulmi është dënuar edhe nga OSBE.

Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”, shkruan OSBE.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME