Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSulmi ndaj Top-channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Sulmi ndaj Top-channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pak pas mesnate ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të Top Channel. Për pasojë u vra roja Pal Kola, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.
Dyshsohet se janë 3 persona që kanë marrë në sulm, ku një prej tyre ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa plumbat kanë kapur aksidentalisht rojen.

Më pas autorët janë larguar drejt Durrësit ku kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov.

Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 26 gëzhoja. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME