Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlas kallashi mbi Top-Channel, banorët e BBV në panik (vidio)

Plas kallashi mbi Top-Channel, banorët e BBV në panik (vidio)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të ditës së sotme, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia janë sulmuar studiot e Top Channel dhe është vrarë një roje.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel në Mëzez.

Plumbat kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e BigBrother, ndërsa banorët janë shprehur se ato ndiheshin sikur kishin ndodhur aty.

Grupi hetimor është në vendngjarje ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME