Ernest Muçi e nis në mënyrën më të mirë aventurën e tij dhe të Legia Varshavë në Conference League. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar 2 gola ndaj Aston Villa, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë 3-2 në debutimin në turne. Fitore edhe për Ferencvaros, ndërsa Fiorentina ndalet në 2-2 ndaj Genk. Nuk mjafton Ranieri për teknikun Italiano, që megjithatë vazhdoi të propozojë një futboll ofensiv.
Legia i falet sulmuesit shqiptar, pikërisht kundër anglezëve pretendentë për trofeun final. Në minutën e 26′ të sfidës, Muçi shtangu portierin Emiliano Martinez, kampionin e Botës me Argjentinën, duke shënuar golin e dytë të polakëve dhe të parin personal. Wszolek kishte kaluar Legian në avantazh që në minutën e 3′, ndërsa për Villians barazoi Duran. Avantazhi i dytë i Legias, me golin e ish-sulmuesit të Tiranës u shua nga 2-2 i Digne. Por Muçi shënoi sërish në minutën e 51′, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Legia e Varshavës mposhti me rezultatin e përgjithshëm 3-2 Aston Vilën, një ndër ekipet pretendente për të fituar kompeticionin.
Debutim negativ për Fiorentinën në grupet e Conference League. Ekipi Viola nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Genkut në një ndeshje ku topat inaktivë ishin vendimtarë. Dygolëshi i Ranieri (7′ dhe 23′) erdhi në zhvillimet e goditjeve nga këndi. Ashtu si edhe goli i fundit i McKenzie (85′). Shënoi edhe Zeqiri (12′), me drithërimat e shtyllës së Arokodares në fund. Lajmi i keq për teknikun Italiano është dëmtimi i Nico Gonzalez, i detyruar të dilte nga fusha në pjesën e parë.
REZULTATET E MBRËMJES
Group E Europa Conference League
Legia Warszawa 3-2 Aston Villa
Zrinjski Mostar 4-3 AZ Alkmaar
Group F Europa Conference League
Ferencvaros 3-1 Cukaricki
Genk 2-2 Fiorentina
Group H Europa Conference League
Fenerbahce 3-1 FC Nordsjaelland
Ludogorets Razgrad 4-0 Spartak Trnava
Group G Europa Conference League
Eintracht Frankfurt 2-1 Aberdeen
HJK Helsinki 2-3 PAOK FC