Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian

Sylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian

Rreth dy javë nga ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, ajo me Ukrainën më 7 shtator në transfertë, trajneri Sylvinho ndodhet në Tiranë për të startuar aventurën e tij të dytë nën drejtimin e kuqezinjve. Megjithatë rinovimi me të nuk ishte krejt i thjeshtë, apo pa negociata. U prit skadenca e kontratës së parë dhe më pas rifilluan bisedimet.

Në një intervistë për Top Channel, trajneri i kombëtares shqiptare ka zbuluar pak nga prapaskenat. Çfarë ndodhi? A kishte mëdyshje ai për të vazhduar me kombëtaren tonë? Apo priti çfarë ofertash mund të merrte pas ecurisë së sezonit të parë thuajse perfekt me kualifikimin në Europian?

“Jo, jo jo, nuk kam patur dhe as unë nuk shkova të kërkoj. Gjithmonë e them kjo e trajnerit është një jetë e vështirë por shumë e bukur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të vija një ditë dhe të drejtoja kombëtaren e Shqipërisë, jemi në kahe të ndryshme të globit, por ja që jeta na vendosi në këtë vend shumë të bukur. Unë dhe Doriva jetojmë në Tiranë dhe po e jetojmë këtë sfidë, është shumë e bukur. Secili duhet të jep kontributin e tij dhe në këtë formë arritëm të shkonim në Europian për herë të dytë dhe nuk është aspak e thjeshtë ju e dini”, tha ai.

Po si është kontrata e tij e re, përfitoi ai më tepër para, apo ishte presidenti Duka ai që i ka rritur më tepër kërkesat ndaj stafit teknik në aspektin e objektivave?

“Marrdhënia me Federatën dhe veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në europian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror” – tregoi trajneri.

Megjithatë Europiani me shumë emocioneve të bukura të përjetuara dhe të dhuruara pati edhe diskutimet, pakënaqësitë dhe të humburit, që ishin disa lojtarë që nuk ishin të përfshirë në këtë event historik për ne.

Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtarë krahu në sulm, ndërkohë që tek klubi i tij luan si qendër sulmues apo si sulmues i dytë.

Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtarë tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi.

Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë, unë për shembull kam provuar të qëndroj në stol, të më çojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që s’më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë federatës, njerëzit dhe të gjithë vendit” – tregoi Sylvinho.

Po a ishte ajo që kem parë në eliminatore dhe në europian maksimumi i Sylvinhos, i trembet ai një historie që për ne është déjà vu si ajo me De Biasin, kur në tentativën e tij të dytë u largua në mes të edicionit?

“Jeta e një trajneri është shumë më e keqe se e një futbollisti. Lojtarët e kanë një kontratë dhe mbahen aty, ndërkohë që edhe trajneri e ka kontratën, por gjërat ndryshojnë dhe mund të ndodh gjithçka. Unë jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri këtu dhe federate gjithashtu është, kështu që duhet të provojmë, më pas nëse ndodh diçka dhe të them se është në dhjetor në janar apo qershor, nuk mund të bëj parashikime” – tha trajneri brazilian.

Cila është më e mira që Sylvinho i dha Shqipërisë dhe gabimi që ai bëri me Shqipërinë?

“Kualifikimi në europian. Kjo është pjesa më e mirë për mua ishte ëndërr. Ndërkohë gjëja e keqe që më ndodhi? Unë jam një njeri kërkues dhe pse kishim një grup shumë të vështirë, ishte mundësia që patëm dhe nuk arritëm të shkonim në 8-tshe dhe nuk shkuam”.

Si do të luaj kombëtarja jonë në këtë epokë të dytë të Sylvinhos, për të shkua në Botëror por edhe në Ligën e Kombeve?

“Gjëja më e mirë që patëm dhe duhet ta theksoj është moduli i lojës që ne ndryshuam nga kualifikimet në finalet e europianit. Ishte e ndryshme. Ne e filluam me dy lojtarë përpara mbrojtjes më pas ndryshuam në këtë formë me një mesfushor organizator. Kjo skuadër mund të luaj edhe ndryshe, nuk është problem i skemës, por rëndësi ka të respektohen karakteristikat e lojtarëve. Mund të luajmë edhe kështu jo vetëm me 4-2-3-1, por edhe me 4-1-2-3” – tha ai. TCh

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME