Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTabaku - Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK, t’i çojmë deri në fund hetimet...

Tabaku – Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK, t’i çojmë deri në fund hetimet për aferën e inceneratorëve

Deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që të bashkëpunojë me SPAK që t’i shkohet deri në fund aferës së Inceneratorëve.

“Kam një thirrje për Ahmetajn, thirrja imë është bashkëpunoni me drejtësinë, SPAK, shqiptarët kanë nevojë që ti shkohet kësaj afere deri në fund”, tha Tabaku.

Sot paratë janë duke u paguar për Tiranën, në këto kushte besoj se këto duhet ti kalojnë në pronësi bashkive dhe duhet të marrin në administrim këto djegësa për të parë se si mund të vendosen në dispozicion. Është për Tiranën, s’ka incenerator, vetëm landfill, të ndërpriten pagesat menjëherë”, tha Tabaku.

Sot në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj.

Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e lajmëruar do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Deputetit Ahmetaj i është kërkuar nga Kuvendi që të jetë prezent përpara Këshillit, por ky nuk është një detyrim ligjor për të.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME