Sot u publikuan rezultatet e Censit të popullsisë për vitin 2023. Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë. Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. Bie në sy se numri i besimtarëve të deklaruar të krishterë të besimit katolik janë më shumë se ata ortodoksë.
Fetë
Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451
Minoritetet
Grekë – 23 485 persona
Egjiptianë – 12 400 persona
Romë – 9 800 persona
Bullgarë – 7 100 persona
Boshnjakë – 3 mijë persona
Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona
Arumunë – 2 500 persona
Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona