Dalin pamjet nga të shtënat e armëve që tronditën edhe një herë Shkodrën mbrëmjen e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali” të qytetit.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes ka qenë një automjet në lëvizje që ka hapur zjarr ndaj një tjetër automjeti të parkuar. Shënjestra ka qenë një Tuareg me targa angleze.
Plumbat kanë prekur edhe një automjet tip Benz. Nuk ka raportime për persona të lënduar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Sipas të njëjtave burime ka qenë një konflikt i çastit mes një personi me iniciale K.F dhe vëllezërve D. K dhe A. K. Uniformat blu zbulojnë se ishte K.F që ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së së Shkodrës po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.