Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTeatrin Kombëtar/ SPAK merr në pyetje Hervin Çulin

Teatrin Kombëtar/ SPAK merr në pyetje Hervin Çulin

SPAK merr në pyetje Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Çuli u thirr për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Çuli është paraqitur në SPAK që në orën 9 dhe ka qëndruar për më shumë se 2 orë në Prokurori.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME