Tentoi të grabiste bankën, arrestohet autori, qëlloi në vendngjarje me kallashnikov

Arrestohet autori i cili tentoi të grabisë degën e një banke në Tiranë. Raportohet se autori është arrestuar nga efektivët policor, ndërsa është identifikuar si Bardhyl Fusha.
Ai ka qëlluar në vendngjarje, pasi u gjet dhe një gëzhojë.
Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për grabitjen e bankës ‘Fibank’ ditën e sotme. Mësohet se autori me armë tip kallashnikov ka qëlluar në dysheme për të trembur punonjësit.
Ndërkohë që policia e ka arrestuar në momentin e tentativës për tu larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.











