Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, kapen 5 persona në...

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, kapen 5 persona në det të hapur

Detaje të reja nga operacioni anti-drogë ‘Syri’, i finalizuar nga policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza, janë zbuluar. Policia e Vlorës njofton se u arrestuan 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.  Po ashtu, nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Shqiptarët transportuan 990 kg kanabis me tre skafe drejt një veliere ku i prisnin dy ukrainas, në Gjirin e Arushës. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.

3 skafet që janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME