Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedTërmeti në Afganistan, 1 mijë të vdekur, mbi 1500 të plagosur

Tërmeti në Afganistan, 1 mijë të vdekur, mbi 1500 të plagosur

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin. BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 1000 persona dhe 1500 të tjerë janë plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë për shtyp se të paktën 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe 1500 të tjerë janë plagosur. Tërmeti tronditi pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para ndërsa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME