Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË“The Voice Australia”/ 16-vjeçarja nga Kosova në fiton zemrën e Rita Orës....

“The Voice Australia”/ 16-vjeçarja nga Kosova në fiton zemrën e Rita Orës. Këngëtarja flet shqip: Zemër si jeni?

Sihana Haxhnikaj dhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora vodhën audiencën e “The Voice Australia”, teksa përshëndetën njëra-tjetrën në shqip. 16-vjeçarja është shqiptarja nga Kosova që performoi në audicionin e “The voice of Australia”, aty ku Rita Ora është pjesë e jurisë.

Sihana solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut, por edhe të Rita Orës e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj.

Reagimi i Orës kur kuptoi se ajo është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut. Rita Ora, e cila nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, e përshëndeti në shqip 16-vjeçaren, mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

“Oh zemër si jeni, mirëmbrëma?”, e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm. Por më pas Rita takon edhe familjen e saj, kur edhe flet shqip me ta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME