Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTheu masën e sigurisë, arrestohet.

Theu masën e sigurisë, arrestohet.

Fier – Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi në flagrancë shtetasin B. K., 26 vjeç, banues në Fier. 26 vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka goditur me send të fortë, një 34-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME