Saturday, May 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Tradhtari” Pirro Dhima kthehet të garojë në Tiranë

“Tradhtari” Pirro Dhima kthehet të garojë në Tiranë

Federata Botërore e Peshngritjes ka celur me 25 qershor punimet e kongresit special zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit dhe komitetit të saj ekzekutiv.

Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar një ceremoni e zgjeruar artistike për nder të mbi 250 delegatët e pranishëm pjesëmarrës në këto votime, punimet u celën pas fjalës së rastit të Presidentit të federatës Shqiptare të Peshngritjes Elez Gjoza, presidentit të komitetit olimpik Fidel Ylli dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Por Tirana nuk ishte e vetmja pjesëz e këtyre zgjedhjeve të IWF, mes kandidatëve ish-peshngritësi shqiptar edhe pse si përfaqësues i Greqisë, ish-3 herë kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve botëroere dhe europiane në këtë sport Pirro Dhima.

Vjen në Shqipëri si kandidat dhe përfaqësues I federatës greke si për Ironi sërish në Tiranë aty ku ke lindur.

Pirro Dhima: Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh për mua është njësoj, 5 minuta nga këto ka qenë shtëpia ime, apartamenti ku unë u rrita dhe u bëra burrë si i thonë. E thash edhe në fillim, falenderojmë shumë si Federatë Botërore dhe si Pirro Dhima, për eee….mikpritjen…

Si e shihni peshngritjen shqiptare, sot e kësaj dite brezat rriten me idenë që të bëhen sportistë të mëdhej si Pirro Dhima dhe Luan Shabani.

Pirro Dhima: Keni…Shqipëria ka shumë sportist të mirë, ka shumë trajnerë të mirë, ka një federatë të mirë që po punon dhe po e ndihnmon peshëngritjen dhe kjo është më kryesorja, Shqipëria gjithmonë ka patur sportistë dhe do të ketë sportistë.

Megjithatë ju sot jeni një prej 12 kandidatëve për postin e presidentit, cfarë po përpiqeni të bëni në Federatën Botërore?

Pirro Dhima: Shpresoj që të gjithë shokët nga e gjithë bota, do të nxjerrin njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë sportin e peshëngritjes që ta mbajmë gjallë dhe ta mbajmë brenda lojrave olimpike.

Peshëngritja aktualisht merr pjesë për herë të fundit si sport olimpik në Olimpiadën Paris 2024, ndërkohë për Lojrat Olimpike Los Angeles 2028 për momentin ndodhet jashtë.(TCH)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME