Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTragjedia/ 5 shqiptarë të vdekur në aksident në Greqi (foto)

Tragjedia/ 5 shqiptarë të vdekur në aksident në Greqi (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin. Automjeti qe udhetonin shqiptaret kishte targat AA 989 MU targa shqiptare

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87 të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur në rrethana të paqarta të deritanishme dy mjetet janë përplasur kokë më kokë, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessë i plagosur, pa rrezikuar shëndetin.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes së fortë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME