Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËTRE QËNDRIMET E SHBA, NJË LEKSION PËR "PATRIOTËT" SHQIPTARË

TRE QËNDRIMET E SHBA, NJË LEKSION PËR “PATRIOTËT” SHQIPTARË

Nga Kreshnik Spahiu

Brenda 3 ditësh ka 3 ngjarje epike në diplomacinë amerikane:

1-Sekretari i i SHBA Blinken shkoi në Kinë për të stabilizuar raportet dypalëshe.
2-SHBA mesazh “paqe” me Iranin, duke i dhënë një shuplakë “opozitës muxhahedinve”.
3-Ushtria amerikane dhe serbe stërvitje të përbashkët ushtarake të cilësuar si mrekulli nga Washingtoni. Dikush që nuk kupton nga politika dhe diplomacia mund të pyes: Çfarë kanë të përbashkët Kina, Serbia dhe Irani?

Përgjigjia është e thjeshtë: Gjeopolitika amerikane po kërkon paqe me çdo aleat të Rusisë, për të shmangur çdo vatër tjetër lufte gjatë kohës që Washingtoni dhe NATO po investojnë në çmontimin e rregjimit autoritar të Putinit.

Sipas të gjitha gjasave lufta në Ukrainë dhe më pas në Rusi do zgjasë së paku një dekadë. Faza e dytë e luftës do zhvendoset brenda në Rusi ku grupe ushtarake do bashkohen me kauzat separatiste në krahina brenda Rusisë dhe regjimi Putinit do përballet me një luftë civile brenda vendit dhe përplasje për autonomi nga Rusia. SHBA si super-fuqia ekonomike dhe ushtarake që orjenton rendin botëror po tenton të negociojë dhe joshë tre partnerët Rusë: Kinën, Iranin, Serbinë.

-Pardje në Kinë: Një raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen e Kinës ka përfunduar. Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë domethënëse. “Diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të avancuar interesat dhe vlerat e SHBA-së dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi”, shkroi Blinken në Twitter.

-Dje në Tiranë: Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, thotë DASH. Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”. Drejtori

-Sot në Beograd: Ambasadori Kristofer Hill: “Ishte një mrekulli stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane dhe serbe. Kështu forcohet partneriteti dhe sigurohet paqja në botë”

Stërvitja e përbashkët e ushtrisë serbe me ushtrinë amerikane erdhi pas pezullimit të Kosovës nga stërvitja e NATO “Defender 23” për shkak përplasjeve të Albin Kurtit me diplomacinë e BE dhe SHBA.

Qartazi SHBA nuk ka ndryshuar strategji dhe partneritet ndërkombëtarë por po shtrin influencat e saj diplomatike dhe gjeopoltike duke afruar dhe zbutur marrdhëniet me 3 shtete të cilat prishin balancat ushtarake edhe për shkak të pozitës gjeografike afër me Rusinë. Lufta në Ukrainë por edhe 5 shtetet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut kanë çbalancuar fuqishëm tregun botëror si dhe kanë çuar drejt greminës valutat perendimore: Euro, USD, Paund.

SHBA e cila ndodhet në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale po tenton një mënyrë të zgjedhjes dhe trajtimit të miqëve dhe “armiqëve”. Tre qëndrimet e reja të Amerikës brenda 3 ditëve ndaj rregjimit të Pekinit, Tehranit dhe Beogradit duhet jenë një leksion për “patriotët” e Kosovës dhe Shqipërisë që me mosmirënjohjen e tyre e trajtijnë partneritetin strategjik me SHBA, ai marrëdhënia e një “dashnore” të llastuar që xhelozohet me të dashurin për çdo flirt që ai bën me Serbinë, Kinën apo Iranin. Kosova dhe Shqipëria duhet kuptojnë që janë një një nëndetëse e vogël në Oqeanin Atlantik, ku qoftë edhe një moment po lundrove pa lejen e flotës amerikane mund përfundosh në fund të oqanit. Për këto arsye ne s’duhet jemi as xheloz me “dashuritë” e reja amerikane dhe as të paqartë për të ardhmen tonë: Ne sot nuk duhet ndjehemi muxhahedin, por shqiptarë kuqezi…..

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME