Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREUEFA bën gati një çmim special për Cristiano Ronaldon

UEFA bën gati një çmim special për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions League, do të nderohet me një çmim special të presidentit të UEFA-s të enjten, në Monaco, gjatë gala-së speciale të fillimit të sezonit të ri të këtij kompeticioni, organizuar nga organi më i lartë europian i futbollit.

Ky moment përkon me shortin e Champions League, “Europa League” dhe “Konference League”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të njohë trashëgiminë e tij të dukshme në kompeticionin më prestigjioz të klubeve kontinentale.

CR7 luajti në Champions League për 18 vite radhazi. Ish-sulmuesi i Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventusit ka shënuar 140 gola në 183 ndeshje. Ai është 11 gola më shumë se Lionel Messi dhe 46 më shumë se i treti, Robert Leëandoëski në listën e top-shënuesve në këtë kompeticion.

“Ai është një nga yjet më të ndritur në Ligën e Kampionëve. Arritjet e tij të jashtëzakonshme të shënimit të golave në këtë garë duket se do t’i rezistojnë kohës dhe do të përbëjnë një sfidë të jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm. Përsosmëria e tij e qëndrueshme në nivelin më të lartë është testament për ndjekjen e tij të palodhshme të arritjeve individuale dhe ekipore”, tha Ceferin.

Cristiano Ronaldo përfundoi 7 sezone të Champions League si golashënuesi më i mirë (më shumë se çdo lojtar tjetër). Ai shënoi 8 gola në sezonin triumfues te Manchester United (2007-2008) dhe 15 gola kur Real Madridi fitoi Champions-in e tretë radhazi (2017-2018). Portugezi gjithashtu mban rekordin për më shumë gola në një sezon të vetëm, 17 të tillë, më 2013-2014.

Sulmuesi portugez e fitoi Champions League një herë me Manchester United dhe katër herë me Real Madrid. Ai gjithashtu mban rekordin për serinë më të gjatë të golave ​​në Ligën e Kampionëve, pasi ka realizuar në 11 ndeshje radhazi nga qershori 2017 deri në prill 2018. Ai gjithashtu shënoi 8 “hat-trick” në këtë kompeticion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME