Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVendimi i Apelit për PD? Berisha: Është çështje “jetë a vdekje”, Rama...

Vendimi i Apelit për PD? Berisha: Është çështje “jetë a vdekje”, Rama të ketë kujdes!

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë mbrëmje në një intervistë televizive thotë se nëse do të ketë një vendim nga Gjykata e Apelit pro grupit të Alibeajt për fatin e PD-së, do të ketë probleme serioze për kryeministrin Rama dhe për stabilitetin e vendit.

Berisha nënvizon se Edi Rama kërkon të konfiskojë opozitën dhe Partinë Demokratike, por do të ketë përballje nëse tenton të marrë flamurin dhe logon e PD-së.

“Nëse mendon të konfiskojë flamurin demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Ai do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti me 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Do ketë pasoja për kryeministrin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet”, ka në ”Çim Peka Live”.

Pra paralajmëroi për pasoja serioze ndaj kryeministrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME