Sunday, June 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVeprimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Veprimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit L. Z., 25 vjeç dhe E. Th., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në një dyqan.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 28 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

K. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 celular me faqe online si ato të basteve sportive;

M. Z., 61 vjeçe, banuese në fshatin Karbunarë e Vogël, pasi duke djegur disa mbeturina në tokën e saj, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka dëmtuar disa pemë ulliri të saj dhe të një shtetasi tjetër.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 29 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME