Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVOA: Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës”. SPAK: Vlera e kokainës 40...

VOA: Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës”. SPAK: Vlera e kokainës 40 milionë euro

Policia shqiptare dhe malazeze goditën të enjten një rrjet të trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në portin e Tivarit në Mal të Zi e përzier me pleh kimik dhe përpunohej në Shqipëri.

Sipas burimeve jozyrtare policore 15 arrestime janë kryer në Shqipëri , në Tiranë dhe në Fier ndërkohë që mediat malazeze kanë folur për disa arerstime edhe në Mal të Zi.

Kokaina dyshohet se ishte e fshehur në thasë me pleh artificial që mbërritën në portin e Tivarit në korrik të këtij viti dhe më pas u transportuan për në Shqipëri.

Sipas burimeve policore shqiptare me ndihmën e DEA-s amerikane strukturat ligjzbatuese malazeze dhe shqiptare mbajtën në vëzhgim për tre muaj pritësit e ngarkesës që rezultuan në zonën e Frakullës së Madhe në Fier, në Shqipëri.

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqiret Muçaj tha në mbrëmje se shtëpia ku u krye operacioni i gjerë policor dhe u sekuestruan rreth 200 thasët që dyshohet se përmbajnë pleh kimik të përzier me kokainë ishte në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier.

Policia shqiptare nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me emrat e të arrestuarve dhe sasinë e dyshuar të kokainës së sekuestruar.

Një raporti i publikuar pak ditë më parë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA) pohonte se rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, po luajnë një rol kryesor në tregtinë e drogës në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit , rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA./VOA/

Ndërkohë SPAK sot deklaroi se flitet për 40 milionë euro nga kjo sasi kokaine.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME