Wednesday, September 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e dyfishtë në Kurjan, autori tregon pendesë. Një ceremoni mortore për...

Vrasja e dyfishtë në Kurjan, autori tregon pendesë. Një ceremoni mortore për dy vllezërit Kurtaj

Rroskovec – Vrasja e dyfishtë në Kurjan, autori tregon pendesë. Gjithçka nisi nga zënka e djalit të autorit me djalin e Gramozit 24 orë para ngjarjes. Djalit të autorit gjat arrestimit u gjet edhe pistoletë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kurjan të  Rroskovec ku humbln jetën nga bresheria e plumbave dy vëllezërit Kurtaj, autori Altin Kukaj ka pohuar para grupit hetimor se gjithçka nisi pas zënkës që pati djali i tij 21 vjeçar me djalin e Gramozit një natë më parë. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar për hetuesit se është penduar për vrasjen dhe se gjithcka ndodhi ne një moment gjaknxehtësie.

Burime nga grupi hetimor pohuan se Dje paradite ka pas debat  edhe puntori i pularise se autorit pasi kane tentuar ti nfslojne makinën në rrugë që të mos kalonte. Viktimat i kishin shkuar edhe tek shpia autorit per te sqaruar por nuk kishte qene atje autori për momentintin.
Mes këtyre debateve në orën një të drekës autoi ka shkuar tek lokali për ti takuar e do pinin kafe. Pasi kane debatuar  me Lavdimin sepse Gramozi kishte shkuar tek dyqani mishit, nga pas i ka shkuar edhe Lavdimi.
Ne debat e siper me ofendime Altini ka nxjer kallashi nga makina dhe ka qëlluar ne drejtim tyre duke i lënë të plagosur por ka menduar se i vrau.

Me pas eshte larguar ka lene makinen e kasolle te banesës
Altini i ka thene gruas i vrava te dy dhe do dorëzohem.

Policia pas arrestimit të Altinit ka marr në pyetje ka shpqeruar edhe djalin dhe puntorin e pularise se Altinit

Banorë dhe familjarë të viktimave pohuan se viktimat e autori ishin shokë hanin e pinin bashkë, Altini më shumë rrinte me Gramozin, por arritën ktu për shkak të zënkës së djemve , ai i Altinit me ate të Gramozit.

Banorët tregojnë se me çfarë aktivitetesh merreshin viktimatb, vllezërit Kurtaj dhe autori Altin Kukaj

Ceremonia mortore do kryhet në orën 15 në varrezat e fshatit, familjarët e të afërmit shkonin për ngushëllime në banesën e Lavdimirit pasi ai jetonte më nënën, dhe do ketë një ceremoni mortore, thanë banorët.

Policia e Fierit ndërkohë po dokumenton me prova ngjarjen dhe arrestimin edhe të djalit te autorit. Ky i fundit së bashlu me tre kushërinjtë e tij u arrestua disa orë pas vetedorëzimit të të atit në polici. Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kukaj në Kurjan edhe një armë tip pistolete të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukaj gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

Policia

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;

-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal.

Gjithashtu, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME