Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Petraq Gjikës në Fier, shoqërohen dy persona që ishin pranë...

Vrasja e Petraq Gjikës në Fier, shoqërohen dy persona që ishin pranë vendit të ngjarjes

Ky është Petraq Gjika, roje në serat e fshatit Mbrostar Ura në Fier, i cilu u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm.

Gjika u gjet i pajetë rreth orës 06.40 me plagë nga një mjet prerës. Viktima ishte 67 vjeç dhe banues në fshatin Daullas po në Fier.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67-vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pasi kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.

Po ushtrohen kontrolle në kodrën përkarshi serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës. Pistat e hetimit janë disa, nga konfliktet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.

Dy persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së rojes së serës në Fier, mëngjesin e sotëm. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67 vjeçari dhe një çoban, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. Këta dy persona kanë qenë pranë vendit ku ndodhi krimi dhe u gjet i pajetë Petraq Gjika.

Gjithashtu po ushtrohen kontrolle në kodrën pranë serave dhe kabinës ku u gjet i pajetë roja, ndërsa dëshmia e të shoqëruarve pritet të jetë deçizive për zbardhjen e së vërtetës. Pistat e hetimit janë disa, nga konflitet e momentit e ato banale, deri tek konfliktet e mëparëshme që mund të ketë pasur viktima me persona të tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME