Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEYlli i TikTok ndahet nga jeta

Ylli i TikTok ndahet nga jeta

Ylli i TikTok, Cooper Noriega, u gjet i vdekur në një parking të enjten, disa orë pasi postoi një video rrëqethëse rreth të vdekurit i ri.

Ylli 19-vjeçar i mediave sociale – i cili numëronte 1.7 milion ndjekës në TikTok – vdiq jashtë një qendre tregtare në zonën e Los Angelos. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet deri tani.

Vdekja e Noriega-s erdhi një ditë pasi ai postoi një video në shtrat dhe shkroi: “Kush tjetër mendon se do vdesë i ri!”

Ylli i rrjeteve sociale nuk sqaroi pse mendonte se do të vdiste i ri.

Noriega ka folur hapur me ndjekësit për luftën e tij me çështjet e shëndetit mendor dhe abuzimin me drogën. Vetëm javën e kaluar, ai u shfaq në podkastin “BFFs” të Barstool dhe tregoi se ishte shumë i pasigurt kur filloi të postonte në TikTok sepse ishte mbipeshë në atë kohë. Ai gjithashtu pranoi se filloi të përdorte drogë para se të mbushte 10 vjeç.

Noriego gjithashtu konfirmoi se ai ishte ndarë së fundi me kolegen e TikTok, Sabrina Quesada, me të cilën ai ishte në një lidhje për gati dy vjet.

Noriega u tha ndjekësve të tij në Instagram të dielën se ai krijoi një Discord, që është një platformë sociale e mesazheve të çastit për shëndetin mendor. Ai shkroi se donte të përdorte ndikimin e tij për të krijuar një hapësirë për ndërgjegjësimin dhe normalizimin e të folurit për sëmundjet mendore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME