Zbulohet vendi ku do të numërohen votat e diasporës në 11 maj

Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova”, do të shërbejë si vendgrumbullimi dhe numërimi për votat e diasporës në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit. Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i cili në një mbledhje pak ditë më parë u shpreh se ambjentet e vetë KQZ-së janë të pamundura për nga kapaciteti në hapësirë për këtë proces, ndaj është menduar Parku si një mundësi alternative pasi ka dhe kapacitetin e mjaftueshëm.
Bëhet me dije se parku do të jetë i dedikuar vetëm për KQZ-në, nuk do të ketë lëvizje apo aktivitete të tjera që do të ndodhin paralelisht. Gjithashtu do të instalohen pajisje të shumta me mijëra, kamera që përdoren në qendrat e votimit, pajisjet e identifikimit elektronik, numërimi elektronik etj. KQZ ka deklaruar se Parku është një ambient me hapësirë të mjaftueshme për të numëruar të 12 qarqet, ka aksesueshmëri, është një ndërtesë publike, dhe nuk do të ketë kosto të tjera, përveç organizmit logjistik brenda