POLITIKË
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon modelin e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëve të votimit, që pritet të përdoret në zgjedhjet e 11 maj 2025. Në fletën e votimit janë vendosur emrat e partive, kryetarit i partisë si dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur.
Ky është një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet pasi partitë politike do regjistrohen për të garuar në zgjedhjet e 11 majit dhe po ashtu pasi të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.
KQZ ka caktuar si datë fundore 25 shkurtin për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore. Po ashtu më 12 mars është afati i fundit për dërgimin e listave shumëemërore të deputetëve.


