Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZgjedhjet vendore/ Berisha për mitingun përmbyllës: Më 12 maj në sheshin Nënë...

Zgjedhjet vendore/ Berisha për mitingun përmbyllës: Më 12 maj në sheshin Nënë Tereza

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një takim në Has, ai ka ftuar shqiptarët më 12 maj, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Berisha ka ftuar qytetarët për të festuar atë që ai e quan fitoren e datës 14 maj.

“Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj.

Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores.

I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli.

Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.

Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.

Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”-tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME