Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhduket pa lënë gjurmë 53-vjeçari Shkëlqim Hysi në Greqi

Zhduket pa lënë gjurmë 53-vjeçari Shkëlqim Hysi në Greqi

Autoritetet greke janë vënë në alarm për zhdukjen e 53-vjeçarit shqiptar Shkëlqim Hysi. Ai jetonte në Kos dhe për të janë angazhuar edhe emisionet për gjetjen e personave të zhdukur. 53-vjeçari është zhdukur të dielën e kaluar (9 prill). Siç thuhet në njoftimin e bërë për publikun, ka të dhëna se ai mund të gjendet në Syros.

Mediat u informuan për zhdukjen e Shkëlqim Hysit këtë të premte. Menjëherë kanë filluar te jepen të dhëna me kërkesë të të afërmve. Sipas tyre mund të ketë arsye që jeta e tij të jetë në rrezik.

Shkëlqim Hysi është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri të holluar dhe sy kafe të errët. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, një xhup të zi, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës” 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen” – thuhet në njoftim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME