Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDjali mbyti nënën/ Ja detajet e reja nga ngjarja

Djali mbyti nënën/ Ja detajet e reja nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Një grua është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj. Dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është djali i saj.
Rastin e rëndë e konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai është shprehur se vdekja është konstatuar sapo ekipi mjekësor mbërriti në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, – ka deklaruar ai.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë është duke u marrë intesivisht me rastin për të zbardhur rrethanat të cilat janë ende të paqarta. Pritet që prokurorja Sahide Gashi, së bashku me komandantin e Policisë së Pejës të mbajnë sonte një konferencë për mediat ku pritet të bëhen të ditura të dhënat e para të hetimit mbi ngjarjen tragjike.

Ky akt i rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Kosovë dhe në Shqipëri. I riu ka jetuar për rreth pesë vjet në Gjermani dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë. Më poshtë vijnë pamjet e Rtv Dukagjini.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME