OP/ AN

BËMAT E TUA DO T’I PROVOJË DREJTËSIA

Nga Ylli Dylgjeri

Po, i ke folur këtë herë ndershmërisht shtypit britanik. Këtë herë, pas 13 vitesh në drejtimin e vendit, bëmat e tua s’do t’i provosh më ti; do t’i provojë drejtësia. Se tashmë je i rrethuar nga skandalet, nga skandalozët që të rrethojnë dhe nga ata që vuajnë dënimin në burgje apo janë arratisur nga vendi.

Historia jote e dallaverave fillon herët, shumë herët në histori, për ata që të njohin.

Për ata që s’të njohin, po ju them se ti e ke filluar dallaverin (turqisht: më jep, të jap) qysh në kohën kur kërkoje antikuare, monedha floriri të vjetra, bashkë me të ndjerin Leka Bungo, në hollin e Hotel Tiranës.

“Do t’i këmbejmë në Australi!” Kështu mashtroje, për të vijuar më pas në Arte, në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës e për t’u çimentuar kryeministër.

Bëmat e tua janë bërë sot tregime, shkrime, vjersha, romane e publicistikë.

Bëmat e tua janë betonuar, janë shtruar në rrugë e tunele për të dalë në det… Ke shumë për t’i provuar drejtësisë. Por ty nuk të dalin organikat e sotme të SPAK-ut e BKH-së! Ti do një strukturë të re.

Ti do një armatë për të hedhur në letër, në gjyq e në fytyrë se ç’ke bërë në këtë vend.

Ti do të mbetesh në histori si xhambazi me qillota. Për ty do të shkruhet një kapitull në histori. Brezat që do të vijnë do ta japin si provim hajdutllëkun tënd. Pedagogët janë gjallë. Je i regjistruar, je skeduar e i skanuar. Pritet vetëm shporrja nga zyra që ke e qelbur.

Ti sot je bërë si ata endacakët bangladeshas që rinia i kap me dhunë rrugëve, për t’i qethur e larë. Tenderi i parë për atë që do të vijë pas teje në Kryeministri është: Dezinfektim radikal!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button