Berisha: “Besa” e Ramës është shkruar me Inteligjencë Artificiale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili pretendon se dokumenti “Besa” i prezantuar nga kryeministri Edi Rama është hartuar përmes Inteligjencës Artificiale.
Sipas denoncimit të bërë publik, teksti shfaq strukturë tipike të programeve si ChatGPT, me fjali që nisin me lidhëza jo të zakonshme për gramatikën e shqipes pasi mbështeten në rregullat semantike të anglishtes.
Përmes këtij postimi, Berisha e ka cilësuar këtë dokument si një mashtrim të radhës nga ana e kreut të qeverisë. Nga ana tjetër, denoncuesi thekson se pas analizimit të detajuar të përmbajtjes, përdorimi i gjuhës zyrtare të AI konfirmon se materiali nuk është shkruar nga një njeri.
Postimi i plotë i Berishës:
“Gjuhëtari digjital! “Besa” e të pabesit është fallco, me AI. Lexoni mesazhin e gjuhëtarit digjital!
“Mirëmbrëma Doktor analizova me kujdes, dokumentin “Besa” që ka shpërndarë KM dhe del shume qarte që është bërë me AI dhe jo nga njeriu.
Shumë fjali fillojnë me “Por”, “Po” dhe “Dhe” që në semantikën e gjuhës shqipe nuk janë të përdorshme, madje gramatikisht konsiderohen gabime.
Ka shumë elementë përmbajtësor që kanë një gjuhë “zyrtare” AI të tipit chatgpt plus, mbasi programi mendon në anglisht edhe pse ti ja kërkon në shqip, kështu që ka për bazë rregullat drejtshkrimore apo semantikore të anglishtes, që nuk janë si të shqipes. Nga i pabesi pritet veçse pabesi dhe mashtrime!”, shkruan Berisha.








