AKTUALITET

Zjarr në një stallë në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë, në Bashkinë Selenicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacionit paraprak, objekti ishte në pronësi të shtetasit Bardhosh Haxhiraj. Si pasojë e zjarrit janë djegur 22 krerë gjedhë, mes tyre lopë dhe viça, çka përbën një goditje të rëndë për ekonominë e fermerit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se stalla është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

640 0 4a2c268e7be5551ca398d0bd37e35197

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button