Disa vatra zjarri janë konstatuar mbrëmjen e sotme në pyllin e Sodës në Vlorë.
Zjarri rrezikon që të përhapet për shkak se kanë marrë flakë disa pemë të vjetra, të cilat gjenden në zonë.
Policia thotë dyshohet se zjarri ishte i qellimshem dhe se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e një katastrofe mjedisore.
Ende nuk dihen autorët e vënies së zjarrit në këtë zonë të pasur me drurë dhe pisha të larta.