AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarret, pas Drenovës e Gorishovës tani po djegin dhe Belishovën (video)

Fier : Zjaret që për afro pesë ditë dogjën hektarë të tëra me shkurre, dru frurorë e ullishta si dhe duke rrezikuar gabinë elektrike, puse dhe depozita me nafte bruto në Drenovë, u drejtuan në fshatin Gorishovë të Cakranit ku dogji disa hektarë me shkurre dru frurorë e ullishta. Mbrëmjen e djeshme vatrat e zjarrit morën duke shkuar në fshatin Belishovë duke djegur sipërfaqe me shkurre, ullishta e dru frutorë kryesishtë qershi.

Qe ne orët e para të mëngjesit të sotëm , 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

Shërbimet zjarrfikëse , efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake , po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët. Ende nuk është bërë vlerësimi i situatês , për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

Zjarri sot është në ditën e 6- të të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës , për të kaluar në kodrat e Gorishovës ku u dogjën dhjetra rrënjë ullinj, e për të përfunduar në Belishovë , ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button