Një vend tjetër po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.
Qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i qasjes në platforma të tilla si TikTok dhe Instagram, për moshat nën 16 vjeç do të ndihmonte në mbrojtjen e të miturve nga ndikimi i rrjeteve sociale.
Ndër të tjera, qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i telefonave në shkolla mund të mbrojë të miturit, transmeton Telegrafi.
Australia kohët e fundit u bë vendi i parë që ndaloi qasjen në TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.
Në disa vende të tjera si Franca, Greqia, Italia dhe Holanda ka gjithashtu ndalime apo kufizime për përdorimin e telefonave të mençur në shkolla. /Telegrafi/
Gjatë një seance në Senatin Amerikan, drejtori ekzekutiv i “Meta” që ka në pronësi Instragramin dhe Facebookun, Mark Zuckerberg iu ka kërkuar falje familjave që kanë deklaruar se fëmijët e tyre janë dëmtuar si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale. https://youtu.be/GyA0qVQSBx8 Ai dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord…
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok-un ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e kanë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme. Reuters, Euractiv dhe AFP kanë raportuar mbi këtë zhvillim, duke ngritur pyetjen, nëse ky është një veprim i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë apo një…
Faqja kineze e mediave sociale TikTok po mbledh sasi të mëdha informacioni për 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë, ka treguar një analizë e pranuar nga Gjykata e Lartë amerikane. Pse ka rëndësi kjo? Njohja e informacionit që po mbledh TikTok do të ndihmojë në informimin e debatit për të…