Tuesday, May 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET10 hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

10 hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

Nga Mal Berisha

Ky është një mesazh për të gjithë patriotët shqiptarë që duan të dinë se çfarë po ndodh në vendin tonë.

Secili është i lirë ta përkthejë dhe ta shpërndajë. Nuk përmban të drejtë autori.

Hapi nr. 1 – Manipulimi i zgjedhjeve:

Çdo keqbërje në Shqipëri rrjedh nga manipulimi i zgjedhjeve të qeverisë së Edi Ramës.

Hapi nr. 2 – Manipulimi i zgjedhjeve prodhon qeverisje të korruptuar.

Hapi nr. 3 – Një qeveri e korruptuar, për t’i hapur rrugën mosndëshkimit të vetvetes shkatërron sistemin e drejtësisë.

Hapi nr. 4 – Pasi sistemi i drejtësisë humbet pavarësinë e tij dhe vihet nën kontrollin e qeverisë, qeveria ka në dorë të bëjë çfarë të dojë.

Hapi nr. 5 – Tashmë, e lirë të bëjë çfarë të dojë, qeveria përfshihet në korrupsion masiv bruto dhe funksionon si një grup i organizuar kriminal duke përdorur Parlamentin dhe Këshillin e Ministrave si mburojë për të miratuar ligje dhe për të justifikuar të gjithë hajdutët që veprojnë në bashkëpunim dhe nën kujdesin e Kryeministrit.

Hapi nr. 6 – Tashmë qeveria apo ekzekutivi ka dalë jashtë kontrollit dhe ushqen ditë pas dite dhe pak nga pak krijimin e një autokrati që qëndron si një Kumbarë në krye të grupit të organizuar kriminal.

Hapi nr. 7 – Autokrati kontrollon gjithçka, legjislacionin, drejtësinë, biznesin dhe median, duke përdorur të metat e sistemit të dobët demokratik, që ai vetë e ka shkatërruar, si mjet për të arritur objektivat e tij. Demagogjinë dhe bashkëpunimin me kriminelët dhe grupet e organizuara kriminale ai e alternon me një grusht të hekurt duke frikësuar qytetarët e vendit të tij, duke u shfaqur si një sundimtar “modern”.

Hapi nr. 8 – Autokrati rrethohet me një grup të vogël oligarkësh, mbështetësish, PO burra e gra, dhe njerëz të korruptuar që kanë kontroll mbi paratë, drejtësinë, biznesin dhe median.

Hapi nr. 9 – Kur situata arrin në atë kulm, ai mbyll gjykatat, sulmon bizneset e mesme dhe hap rrugën për të krijuar një mjedis jo të gjallë për të gjithë kundërshtarët e tij. Si rrjedhojë, qytetarët e gjejnë emigracionin si të vetmen alternativë për të mbijetuar.

Hapi nr. 10 – Autokrati tani ka formësuar një vend me një sistem shëndetësie të korruptuar, një mjedis të shkatërruar arsimor dhe kulturor dhe kontrollin e drejtësisë si mjete të qeverisjes së vendit.

Pasoja është shpopullimi i vendit tonë të dashur, Shqipërisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME