Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTë rinjtë shpalosin problematikat para deputetëve

Të rinjtë shpalosin problematikat para deputetëve

Nga Rrapo Isufaj – Ambjentet e Kinoteatrit “Byliss”, Fier qe shpesh i kemi pare te ndizen nga loja brilante e artisteve te skenes dhe nga entuziazmi i publikut, sot u “ndezen” nga diskutimet, idete dhe vizioni i maturanteve te Gjimnazit”Janaq Kilica”. Ata analizuan me mjaft objektivitet, vendosen gishtin mbi plaget qe shqetesojne shoqerine tone, dhe ja percollen politikberesve me force dhe kurajo. Ata treguan se jane te afte jo vetem per te identifikuar plaget social-ekonomike te shoqerise tone, por kane edhe ide, projekte dhe vizion te qarte per “sherimin” e tyre. Ne takimin me gjimnazistet mernin pjese edhe deputetet Antoneta Dhima, Erisa Xhixha dhe Eralda Bano Tase.
Sipas Ardita Kolmarku, takimi mbahet ne kuader te nje projekti te zbatuar nga KSHH, dhe qe synon qasjen e te rinjeve me Parlamentin dhe edukimin e shoqerise.

“Proekti” PACEP”, i cili do te shtrihet ne harkun kohor te muajeve Maj-Qeshor do aktivizoje rreth 360 maturante nga qytetet kryesore , me 18 degjesa publike, me pjesemarrjen e Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise”,- u shpreh Kolmarku.
Sipas relatorit, Lutfi Dervishi, projekti synon rritjen e kapaciteteve të të rinjve, angazhimin dhe shndërrimin e tyre në faktor.


Te rinjte shpalosën idetë , vizionin dhe opsionet e tyre për kauzat kryesore qe shqetësojnë komunitetin. Ata diskutuan me kurajë, kthjellësi dhe neutralitet nje gamë të gjerë problematikash që kanë cuar dhe po cojnë në shpopullimin e popullsisë shqipëtare, largimin e dhimbshem masiv, vecanërisht të rinisë dhe trurit intelektual.
“Kjo hemorragji masive, largimi i të rinjve drejt brigjeve te shpresës do të shoqërohet me efekte të pariparueshme social-ekonomike dhe politiko-shoqërore, do të reduktojnë në maksimum numrin e popullsisë dhe plakjen e saj”, – u shprehen te rinjtë.


Ata u kujtuan parlamentarëve se janë përgjegjës politikë për situatën e krijuar dhe u kërkuan atyre hartimin dhe ndikimin për zbatimin e nje legjislacioni sa me social, ku të reflektohet ngrohtesia kujdesi dhe miresia e politikbërësve ndaj qytetareve te tyre.Maturanët kërkuan rritjen e buxhetit per arsimin, projekte, programe, reforma te thella në këtë sektor, me qëllim që të rinjtë të gjejnë veten ne shkollat dhe universitetet tona. Duhet një qasje më e madhe e institucioneve tona arsimore me tregun e punes.


“Shkollat profesionale dhe universitet te shndërrohen ne gjenerator të prodhimit të punonjësve të kualifikuar dhe intelektualeve dinjitoz,”- u shprehen ata.
Të rinjtë dënuan edhe bullizmin, si edhe diskriminimin ekonomik duke kërkuar një vëmendje të shtuar të politikes ndaj shtresave në nevojë.Ata do ta mbyllnin takimin me nënshkrimin e një peticioni drejtuar Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Lindita Nikolla, në të cilin përfshihej gjithë gama e problemeve dhe kauza shqetësuese e këtij komuniteti.


Deputetet pjesëmarrese përshëndetën të rinjtë per kurajën dhe vizionin e tyre dhe premtuan një qasje sa më të madhe të Parlamentit me të rinjtë, krijimin e urave te bashkëpunimit të vazhdueshem. Palët firmosën një deklaratë miqësie.


Deputetja Dhima, u kujtoj te rinjeve se jo cdo gje eshte gri. Shume gjera kane ndryshuar dhe niveli, programet dhe struktura arsimore eshte perqasur me kohen, dhe ofron mundesi shume te mira. Xhixha ne mbeshtetje te te rinjeve u shpreh se pavaresish nga cka eshte bere duhet dhe shume pune. “Rinia meriton shume me shume”,- u shpreh ajo. Tase u ndal te formim akademik, te rendesia e librit, te gershetimi i teorise me praktiken, cka kerkon persosjen e laboratoreve dhe krijimin e bazave prodhuese.
Një takim i tillë u mbajt edhe në shkollën e Mesme ” Ali Demi ” Vlorë.


Epiqendra e diskutimeve ne qytetin bregdetar u fokusua në tregun e punës, në formimin profesional, në fushen e turizmit, si dhe te integrimi i gjithanshëm i Personave me Aftesi të Kufizuara.


Deputetët pjesëmarrës Pranvera Resulaj dhe Fatjon Veizaj vlerësuan maksimalisht kurajën dhe horizontin e të rinjve duke u premtuar atyre se zëri i tyre do të degjohet dhe respektohet denjësisht në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas menaxhueses së Projektit “PACEP”, “Per mbeshtetjen e
r”, Ardita Kolmarku , takime të tilla janë mbajtur në 18 shkolla të mesme, në disa nga Qendrat Administrative më të rëndësishme të vendit, me aktivizimin e rreth 360 maturantëve dhe disa perfaqësuesve të Parlamentit.


KSHH nëpërmjet këtij projekti të mbështetur nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nga prezenca e OSBE dhe Institutit Demokratik Amerikan dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, synon rritjen e kapaciteteve të të rinjve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME